Autorët e ‘The Sopranos’ dhe ‘Goodfellas’ bashkohen për një serial të ri për mafian

Autorët e ‘The Sopranos’ dhe ‘Goodfellas’ bashkohen për një serial të ri për mafian

21:29, 06/08/2020

Një serial i ri dramatik për mafian përfshin një bashkëpunim mes producentit të “The Sopranos”, Terence Winter dhe skenaristit të “Goodfellas”, Nicholas Pileggi.

Është konfirmuar që do të vijojë puna për projektin, i cili është bazuar në kronologjinë e Pileggi-t, për sa i përket krimit të organizuar në SHBA.

Winter do të shkruajë skenarin për projektin (që ende nuk ka një titull) dhe do të jetë bashkëproducent me Pileggi-n, Brian Graizer dhe Samie Kim Falvey.

Pileggi mori një nominim për Oscar për punën e tij në “Goodfellas”, bazuar në librin e tij “Wiseguy: Life in a Mafia Family”.

Ai ka qenë edhe producenti i filmit të 1995-ës, “Casino”, bazuar në librin me të njëjtin titull; gjithashtu  i “American Gangster” dhe i filmit të Scorsese-s, “The Irishman”, fitues i çmimit Oscar këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco