Florjan Binaj tregon se çfarë do të ndodhë me ‘Portokallinë’

Florjan Binaj tregon se çfarë do të ndodhë me ‘Portokallinë’

07:51, 06/08/2020
A+ Aa A-

Prej disa kohësh në media ka qarkulluar lajmi se emisioni mjaft i dashur satirik “Portokalli” do ndryshojë logon e televizionit dhe e ardhmja e tij në “Top Channel” dukej e pasigurtë.

E këto thashetheme u përforcuan pasi u raportua se Xhemi Shehu do largohej nga ekrani i TCH dhe se ka firmosur letrat e dorëheqjes.

Mirëpo, duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve dhe këtë na e konfirmoi aktori i dashur Florjan Binaj.

I ftuar në “Pushime On Top”, Flori i ka hedhur poshtë këto zëra, duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kastit të aktorëve të emisionit të humorit, edhe në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor në Top Channel.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me ‘Portokallinë’ dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, -është shprehur Flori gjatë bisedës me Ori Nebijajn.

Sakaq, ai ka folur edhe rreth eksperiencës së tij si i infektuar me Covid-19, duke treguar se edhe pse ka kaluar një muaj që ai është shëruar nga koronavirusi, njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.

“Edhe pse ka kaluar një muaj, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë, sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, -është shprehur aktori i humorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna06/08/2020 09:25

Lushi,ti që je shqiptar i prerjes Marin Mema,Elena Kocaqi etj koqe me lëng...shko mëso shqip o xhan.. Ori Nebiaj në kallëzore bën Ori Nebiajn,dhe Ori Nebiajajn.... Të jesh shqiptar është tjetër gjë o Kush!

Shto koment

Denonco