Princ William zgjedh këtë destinacion për të pushuar me familjen e tij për një arsye të veçantë

Princ William zgjedh këtë destinacion për të pushuar me familjen e tij për një arsye të veçantë

20:09, 02/08/2020
A+ Aa A-

Princ William ka vendosur të kalojë disa ditë në vendin e quajtur Scilly së bashku me partneren e tij dhe tre fëmijët e tyre, Princ George, Princeshën Charlotte dhe Princ Louis.

Burime pranë ‘People’ kanë treguar se duka i Cambridge ka zgjedhur këtë destinacion për të pushuar duke qenë se kur ka qenë i vogël e ka vizituar këtë vend me vëllain e tij, Princ Harry dhe mamanë e tyre, Princeshë Dianën.

Burime të tjera kanë treguar se William dhe Kate e kanë shijuar vendin duke bërë xhirro me biçikletë në natyrë. Me siguri këto pushime i kanë zgjuar Princ William shumë kujtime nga fëmijëria e tij pranë të vëllait dhe mamasë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco