A do të rrinte gjithë jetën me një partner? Ja si përgjigjet Alesia Bami

A do të rrinte gjithë jetën me një partner? Ja si përgjigjet Alesia Bami

13:03, 20/07/2020
A+ Aa A-

 Alesia Bami është një nga personazhet publike më të komentuara në Shqipëri.

Edhe pse të gjithë duan të dinë më shumë rreth jetës së saj sentimentale, ish-velina mundohet ta mbajë shumë private.

Image

Së fundmi, moderatorja ka treguar nëse do të mund ta kalonte jetën vetëm me një mashkull.

Gjatë diskutimit  në emisionin “E diell”, Alesia tha se është e vështirë që të qëndrosh vetëm me një partner.

Bukuroshja zeshkane u shpreh se në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur.

“Është e vështirë të kalosh një jetë të tërë me një mashkull, siç është e vështirë për të gjetur personin e duhur për të kaluar gjithë jetën. Por nuk do të thotë se është e pamundur. Brezi jonë e ka më të vështirë sepse kemi më shumë punë, si edhe lirshmëria. Nuk ke kohë ta kalosh me partnerin dhe të gjitha këto të shtyjnë drejt ndarjes. Por nëse dy njerëz kanë dëshirën e mirë për ta ruajtur marrëdhënien, e bëjnë që të funksionojë dhe të zgjasë,”- u shpreh Alesia Bami.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco