Ilda Bejleri largohet nga Top Channel? Moderatorja, në një ekran tjetër sezonin e ri

Ilda Bejleri largohet nga Top Channel? Moderatorja, në një ekran tjetër sezonin e ri

19:10, 19/07/2020
A+ Aa A-

Largimi nga DigitAlb i Ilda Bejlerit, një vit më parë, kaloi me shumë komente, madje edhe akuza direkte e indirekte mes saj dhe drejtuesve përgjegjës. Por edhe karrigia pranë Edi Manushit ishte e thjeshtë për Ildën që u përshtat shumë shpejt edhe në një format të ngjashëm me ato që kishte drejtuar edhe në SuperSport. Megjithatë, zërat se moderatorja do të largohet sezonin e ri edhe nga Top Channel kanë nisur të qarkullojnë ditët e fundit.

Disa media kanë shkruar se Ilda është në negociata për të rinisur sezonin e ri në ekranin e ABC News. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Prive.al, të cilat zbulojnë detaje edhe për lëvizje të tjera në këtë ekran.

Pritet që gjatë muajit shtator, ABC News të shkojë drejt një ekrani më gjeneralist, ndaj edhe negociatat kanë nisur që tani për prurje të reja edhe në pozitat drejtuese.

Mësohet se Ilda nuk do të jetë e vetmja që rekrutohet në ABC nga Top Channel. Shumë emra të tjerë personazhesh të njohur kanë nisur të qarkullojnë, mes të cilëve edhe personazhe “besnikë” të ekraneve të mëdha.

Ndërkohë vetë Ilda nuk ka konfirmuar, as mohuar lajmin e publikuar në disa media. Siç ndodhi edhe vitin e kaluar pas largimit nga SuperSport, Ilda konfirmoi lëvizjen vetëm pak para nisjes së sezonit të ri televiziv.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco