‘Kam miq të rinj në spital në gjendje të rëndë’, shpërthen Rozana Radi

‘Kam miq të rinj në spital në gjendje të rëndë’, shpërthen Rozana Radi

15:25, 19/07/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat e koronavirusit dhe ndikojnë në përhapjen e infeksionit.

Në një shkrim në Instagram zbuloi se disa miq të saj janë shtruar në infektiv dhe gjendja e tyre shëndetsore është e rënduar.

Nuk kanë munguar as tonet shpërthuese ku këngëtarja thotë që nëse nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat “të lidhin gur në qafë e të mbysin veten”.

Reagimi i plotë:

'Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pándemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco