Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Michael Jackson shpërtheu në lot kur Marlon Brando e pyeti për abuzimin seksual me fëmijët

Michael Jackson shpërtheu në lot kur Marlon Brando e pyeti për abuzimin seksual me fëmijët

09:30, 16/07/2020
A+ Aa A-

Sipas rrëfimit të dokumentuar të Brando, Xhekson shpërtheu në lot gjatë bisedës dhe pranoi se e urrente babanë e tij, Joe Jackson.

Biseda më pas u kthye tek homoseksualizmi dhe tek fëmijët për të cilët ai u akuzua për abuzim seksual, pasi Xhekson ishte hetuar për herë të parë për sulm seksual ndaj fëmijëve në 1993. Brando thuhet se thoshte se Xheksoni po qante aq shumë sa atij iu desh ta ngushëllonte.

Ky është momenti kur Brando u tha prokurorëve:

"Me këtë mënyrë sjelljeje që po ndodhte, mendoj se është mjaft e arsyeshme të konkludohet se ai mund të kishte pasur diçka që kishte të bënte me fëmijët."

Aty, Brando vërejti se Xhekson kurrë nuk tregoi dhe të thoshte se ishte homoseksual apo të pranonte marrëdhënie seksuale me djemtë.

Në vend të kësaj, ai vazhdonte të qante dhe u trondit aq shumë nga biseda sa Brando mendoi se ai po ia thoshte diçka.

"Përshtypja ime ishte që ai nuk donte të përgjigjej sepse kishte frikë të më përgjigjej," tha Brando.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco