Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin me foton më të ëmbël me vogëlushen

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin me foton më të ëmbël me vogëlushen

19:03, 15/07/2020
A+ Aa A-

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Olta Boka në llogarinë e saj me anë të një postimi ku shfaqet duke bashkuar duart me vajzën e vogël. Këngëtarja ka treguar emocionet e një momenti kaq special në jetën e saj, e njëherazi ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj ????????, perendesha e jeteve tona????

Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!

Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!

Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_ ????????????????????????????????

Falenderime te perzemerta per Doc. Leonard Solis, Doc. Helidon Klosi, Doc. Erandi, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues????????

Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte ????????”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Me siguri kjo duhet të jetë një nga ditët më të bukura për Bokën, e cila mundet të mbajë në krahë tashmë frytin e dashurisë me partnerin e saj. Kujtojmë se Olta ka ndarë momente të ndryshme në muajt e fundit të shtatzënisë, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur dhe emocionet e veçanta teksa priste të vinte në jetë fëmija i saj i parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco