‘Punoja në fabrikën e tullave për të mbajtur familjen, vdekja e nënës më...’ Pëllumb Pipero rrëfen anën e tij të panjohur

‘Punoja në fabrikën e tullave për të mbajtur familjen, vdekja e nënës më...’ Pëllumb Pipero rrëfen anën e tij të panjohur

18:14, 15/07/2020
A+ Aa A-

Ai është pa diskutim një nga mjekët më të mirë në vend, por edhe ndër më të njohurit jo veç falë profesionalizmit, por edhe pranisë së vazhdueshme në media. Gjatë javëve të para të karantinës, të gjithë ishim sy e vesh rreth asaj që thonte doktor Pipero, por ndonëse kanë kaluar katër muaj nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, sërish mbetet një nga zërat më të besuar për publikun.

Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ku ndryshe nga herët e tjera foli për Pëllumbin larg bluzës së bardhë, duke na rrëfyer të gjitha vështirësitë me të cilat ishte përballur gjatë gjithë jetës.

Image

Mjeku Pipero ka lindur në Skrapar, në një familje të thjeshtë që më pas u tranferua në Vorë, ku mjeku përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Pas një viti stazhi pune, nisi studimet e larta për mjekësi në Tiranë, me shumë vështirësi, por me një bursë që ndihmoi të gjithë familjen asokohe.

Në vitin e tretë të studimeve të larta, Pipero humbi të ëmën kur ajo ishte vetëm 40 vjeç. Vëllai më i vogël ishte 5-6 vjeç. Babai nuk u martua më dhe të gjithë bashkë iu përkushtuan njëri-tjetrit: “Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”, - kujton Pipero.

Image

Fill pas kësaj kohe, ai fillon punë në Spitalin Ushtarak, ku u njoh dhe me bashkëshoret, Mimozën. I pyetur rreth fillimit të lidhjes së tyre, dr. Pëllumbi thotë: "Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët.”

Sot, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjysh me nip e mbesë, Pipero ndihet i plotësuar: “Kam një familje të mrekullueshme. Ju më pyetët sa vite kam i martuar, por mua më duket sikur kam lindur me Mozën”, - thotë me të qeshur duke vijuar të flasë me adhurim për vajzën dhe djalin, të cilët, ashtu si babai i tyre, kanë vijuar e kanë shkëlqyer në rrugën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco