Kjo është arsyeja e vetme pse Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha nuk i kanë dhënë fund beqarisë

Kjo është arsyeja e vetme pse Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha nuk i kanë dhënë fund beqarisë

17:03, 15/07/2020
A+ Aa A-

Këtë verë askush nuk e kishte menduar të jetonte i kufizuar për shkak të pandemisë. Aq më pak këngëtarët, një prej kategorive “izolimi” i të cilëve po zgjat më shumë nga të gjithë. Por ky nuk është rasti i Marsela Çibukajt. Këngëtarja ka zgjedhur një formë për të qenë pranë publikut të zhvendosur në destinacione turistike brenda vendit.

Në një intervistë për "Edicioni veror", ajo ka zbuluar disa nga planet saj më të afërta për një këngë që pritet të “piqet” në vjeshtë dhe një martesë prej vërteti që do të planifikohet pandemia të ketë përfunduar.

“Na ka munguar skena dhe publiku. Unë shpresoj që të mbyllet me kaq dhe ta kalojmë këtë situatë. Me siguri të gjithë do e mbajmë mend këtë vit dhe pandeminë e këtij viti. Ne ishim mbrëmë në Palasë, para një jave në Pogradec. Po bëjmë një turne. Një këngë është në punim e sipër. Unë mendoj që vjeshta do jetë më fruta të mira dhe mendoj në vjeshtë do e sjell."-tha ajo lidhur me planet e reja artistike.

Ndërsa në lidhje me jetën personale, tashmë dihet që Marsela është në një lidhje solide me Vitmar Bashën, ajo u përgjigj " Fustanin e kemi, celebrimin mediatik e kemi bërë. Të heqim pjesë e pandemisë dhe kur të fillojnë dasmat e mirëfillta do e planifikojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco