Në dukje një jetë përrallore, por brenda aspak e qetë; Lori Hoxha tregon ‘luftën’ e saj më të madhe

Në dukje një jetë përrallore, por brenda aspak e qetë; Lori Hoxha tregon ‘luftën’ e saj më të madhe

21:31, 14/07/2020
A+ Aa A-

Nëse përmendim emrin e Lori Hoxhës gjithmonë na shkon në mendje trashëgimtarja e Top Chanel dhe vajza simpatike me një jetë shumë të mirë dhe të bukur. Por jo gjithmonë gjërat janë si në rrjetet sociale dhe këtë na e ka konfirmuar vet Lori!

Kohë më parë ajo ka treguar për një pjesë të errët të jetës së saj në përballjen me ankthin.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo është një prej periudhave më të këqija të ankthit në jetën time dhe të qënurit në varkë pa një spital afër më frikësoi shumë. Nëse vuan nga ankthi e di për çfarë po flas. Nuk po shijoja asgjë që po bëja. Në këtë foto nuk isha aspak në moment dhe kjo tregon se jo gjithmonë jemi ajo që dukemi apo postojmë. Mund të dukem sikur po jetoj jetën më të mirë, por gjithçka që po kërkoja ishte pak qetësi.”- shkruan Lori në postim.

Ndërsa sot ajo publikon një tjetër postim të lidhur me “luftën” e saj me ankthin:

“Sapo zbulova që njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë tendencë të rishohin të njëjtat shfaqje televizive, sepse e dinë ç’do të ndodhë dhe kjo i krijon një ndjenjë komforti, sigurie. Kjo është arsyeja që vazhdojmë t’i rishikojmë.”- janë fjalët me të cilat Lori bie dakord.

Mesa duket ajo ende e ka këtë problem në jetë dhe shpresojmë që ta kalojë sa më parë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco