Aktori i James Bond ndërron jetë në moshën 102-vjeçare

Aktori i James Bond ndërron jetë në moshën 102-vjeçare

20:15, 08/07/2020
A+ Aa A-

Akori Earl Cameron, i njohur për rolin e tij në filmin James Bond, “Thunderball”, është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare.

Përfaqësuesit e aktorit kanë treguar për mediat se ai u largua nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja dhe fëmijët, në shtëpinë e tij.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe fëmijët e Cameron, të cilët në një deklaratë për mediat thanë se e vlerësojnë dashurinë dhe respektin që kanë marrë nga njerëzit në këto ditë të trishta për ta.

“Familja jonë është e prekur nga dashuria dhe respekti që kemi marrë pas ndarjes nga jeta të babait tonë. Si një artist dhe një aktor, ai refuzoi të merrte role që përulnin apo stereotipizonin njerëzit me ngjyrë. Ai ishte vërtet një burrë që i qëndroi moralit dhe principeve dhe ishte frymëzues”, -u shprehën fëmijët e Cameron.

Faqja e James Bond gjithashtu kujtoi aktorin me një foto të shkëputur nga pjesëmarrja e tij në filmin “Thunderball’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco