Ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare ylli latin i Disney-t

Ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare ylli latin i Disney-t

19:48, 08/07/2020
A+ Aa A-

Aktori i Disney-t, Sebastián Athié ka ndërruar jetë.

The Disney Channel Latin America e dha lajmin e trishtë me anë të një njoftimi në Instagram, ndërsa shkaku i vdekjes së 24-vjeçarit mbetet i paqartë.

“Pusho në paqe, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë.

Jemi të trishtuar për ikjen e Sebastián Athié dhe do ta kujtojmë gjithmonë për talentin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe. Jemi pranë familjes së tij, miqve dhe fansave”, – ka shkruar Disney Channel LA, përkrah një fotoje të Athié duke qeshur.

Të shumtë ishin edhe kolegët e aktorit që shprehën ngushëllimet në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco