U tha se ishte ndarë me Keisin po Stresi pozon me vjehrrën dhe ka diçka për ti thënë

U tha se ishte ndarë me Keisin po Stresi pozon me vjehrrën dhe ka diçka për ti thënë

09:01, 08/07/2020
A+ Aa A-

Nëse ka diçka që na e ka mësuar çifti i shumëpërfolur Keisi-Stresi, është në fund dashuria gjithnjë triumfon, pavarësisht problemeve apo pengesave që mund të has një lidhje.

Kohë më parë u raportua se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndonëse dedikimet dhe detajet e ndryshme, si për shembull unaza në dorën e Keisit, na kanë bërë të mendojmë se shkëndiat mes tyre ekzistojnë ende.

Megjithatë, situata do bëhej serioze dy ditë më parë, kur në rrjet qarkulloi një lajm sipas së cilit reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bjonde Atalanta Kërçyku.

Mirëpo, ku lajm rezultoi i pavërtetë duke u mohuar dhe nga vetë reperi.

Më pas, Keisi për t’i vënë vulë muhabetit u shfaq duke dëgjuar këngët e reperit në një video live në Instagram.

 Por na lejoni t’ju themi se çifti vijon të ketë ndezur jo vetëm disa shkëndija, por zjarrin e dashurisë.

Ditën e djeshme Stresi ka postuar një foto me mamanë e Keisit dhe krahas fotos shkuan: “Me vjehrrën më të mirë”.

Epo duhet ta pranojmë se reperi me këtë që ka shkruar na vërtetoi se vijon të jetë krah Keisit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco