Aktori i serialit 'Sulejmani i madhërishëm' rreh brutalisht të dashurën

Aktori i serialit 'Sulejmani i madhërishëm' rreh brutalisht të dashurën

08:20, 08/07/2020
A+ Aa A-

Një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur turq ka pushtuar mediat turke. 

Ozan Guven,  i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Në mediat turke po qarkullojnë fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Image

Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll.

 “Bulutsuz është dhunuar pasi ka reaguar ndaj sjelljes së papërshtatshme të Guven. Këtë e tregojnë shenjat në fytyrë dhe trupin e saj”-tha avokati i Bulutsuz.

Image

Sipas denoncimit, Bulutsuz dhe Guven shkuan në shtëpinë e miqve të tyre pas një drake në restorant.

Guven më pas filloi të qortonte të dashurën e tij në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin e saj.

Më pas çifti shkoi në shtëpi ku u rihap sërish kjo temë dhe nisi dhuna fizike.

Guven tregon se aktori nisi të thyente objektet në shtëpi dhe e ndaloi të largohej.

Image

Guven i ka mohuar akuzat duke deklaruar se në fakt ishte ai që ka pësuar dhunë.

Edhe aktori ka denoncuar gjithashtu të dashurën.

“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”-tha avokati i aktorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjovikola2012@gmail.com09/07/2020 07:52

..e kam pas ndermend me e pare "Sulejmani i Madherishëm".. Boll..

Shto koment

Denonco