‘Futja plazhit, shpërnda virusin’, revoltohet Florjan Binaj publikon testin dhe paralajmëron ndjekësit

‘Futja plazhit, shpërnda virusin’, revoltohet Florjan Binaj publikon testin dhe paralajmëron ndjekësit

08:24, 06/07/2020
A+ Aa A-

Muajin që lamë pas bëri bujë fakti se aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, ishte infektuar me Covid-19.

Aktori tha në një postim në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë, teksa mediat raportuan se ai mund të ishte infektuar në Përmet, ku edhe ka udhëtuar disa ditë para se të infektohej.

Nga ana tjetër, Florjani u karantinua në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndronte për 14 ditë, teksa ndau disa momente me ndjekësit duke treguar se pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke fjetur.

Më 29 qershor aktori bëri tamponin e dytë dhe rezultoi negativ, duke iu rikthyer jetës së mëparshme, teksa komentuesit duket se ende e përdorin faktin se ai u infektua.

Ditën e djeshme ai ka shpërndarë disa foto nga jugu i vendit, duke bërë thirrje që shqiptarët të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në këto kohë pandemie.

Image

Mirëpo, një komentues i ka shkruar: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Ky koment duket se i ka rënë sy Florit, i cili i ka kthyer: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Më pas, aktori ka shpërndarë në Instastory edhe rezultatin e tamponit negativ, duke thënë se nga sot e tutje kujtdo që e pyet a është i infektuar, do i bëjë bllok.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco