Xhemre zbulon kurthet e hallës së saj dhe përballet me të, të hënën në ‘Lule të vetmuara’

Xhemre zbulon kurthet e hallës së saj dhe përballet me të, të hënën në ‘Lule të vetmuara’

19:51, 05/07/2020
A+ Aa A-

Xhemre zbulon se Emel e ka mashtruar gjithë këtë kohë. Ajo nuk gëzohet aspak kur mëson se Emel ka marrë kujdestarinë e saj. Kemal i mllefosur shkon në jetimore dhe kërcënon Ejlylin që t’u thotë djemve të Nezihes se ka gënjyer.

Ejlyl ka frikë se Kemal do hakmerret ndaj Mesudes dhe Busras. Xhemre kap mat Emelin duke i hedhur ilaç në gotën me lëng. Tani Xhemre është e vetëdijshme se të gjitha kanë qenë kurthet e hallës së saj. Ajo përballet me Emelin dhe ia përplas të vërtetat në fytyrë. Xhemre largohet nga shtëpia dhe të gjithë vihen në kërkim të saj.

Emel akuzon Feriden se po e mban Xhemren të fshehur në shtëpinë e saj. Xhemre strehohet në shtëpinë e Emines. Mesude i jep lajmin e mirë Ejlylit se tani ajo mund të rikthehet në shtëpi. Kemal rikthehet tek Mesude por ajo nuk e pranon në shtëpi./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco