Harrojeni seksin me persona që nuk jetojnë me ju! Ky shtet i njohur në Europë e ndalon rreptësisht

Harrojeni seksin me persona që nuk jetojnë me ju! Ky shtet i njohur në Europë e ndalon rreptësisht

18:59, 01/06/2020
A+ Aa A-

Rregullat e reja për të shmangur përhapjen e sëmundjes së koronavirusit po aplikohen në Britani. Ky shtet nuk lejon sèksin në shtëpi me një person që jeton diku tjetër.

Në rregulloren e re që ndalon takimin me personat që nuk ndajnë të njëjtën banesë me ju thuhet: “Asnjë person nuk mund të marrë pjesë në një tubim që zhvillohet në një vend publik ose privat brenda, dhe përbëhet nga dy ose më shumë persona”.

Sipas mediave britanike, rregullat e reja të bllokimit do të futen në ndryshimin e fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit, Rregullorja 2020 e cila do të paraqitet në parlament në orën 11:30.

Në rregullohet theksohet se “dy ose më shumë njerëz të jenë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend me qëllim që të angazhohen në çdo formë të bashkëveprimit shoqëror me njëri-tjetrin, ose të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër me njëri-tjetrin”. Kështu, nëse jetoni në këtë shtet, harrojeni sèksin me të dashurin apo të dashurën në rast se nuk bashkëjetoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco