Fitonin me mijëra euro: Sa para humbën këngëtarët shqiptarë nga pandemia

Fitonin me mijëra euro: Sa para humbën këngëtarët shqiptarë nga pandemia

08:33, 31/05/2020
A+ Aa A-

Kriza e pandemisë i ka prekur edhe këngëtarët shqiptarë, të cilët janë detyruar të anulojnë koncertet duke humbur kështu shuma të mëdha parash. 

“Prive.al” ka llogaritur humbjet e disa prej këngëtarëve më të njohur si Tayna, Ledri, Noizy, Getoari gjatë kësaj periudhe pandemie.

Sipas përllogaritjes një nga artistet që ka më shumë humbje financiare është Tayna.

"Prive.al" shkruan se Tayna thuhet se nga klubet gjatë verës është paguar nga 7000 deri në 12000 euro.

Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.

Edhe Ledri Vula mund të ketë një humbje rreth 400,000 euro.

Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë.

Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës.

Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro, bën të ditur "Prive.al".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Idi31/05/2020 09:02

Tatimet keto duhet te shohin pasi deklarojne nga 1.500 euro . Evazion skandaloz.

Shto koment

Denonco