Kishin planifikuar të martoheshin, karantina ndan Devis Xherahun nga ish-missi

Kishin planifikuar të martoheshin, karantina ndan Devis Xherahun nga ish-missi

22:37, 30/05/2020

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Devis Xherahu dhe ish-missi Ertemiona Mejdani janë prej vitesh së bashku në një lidhje dashurie. Në një intervistë muaj më parë, çifti u shpreh se janë gati për t'u martuar, por karantina i ka gjetur ata të ndarë. 

Devisi ka treguar për "Panorama plus" se ata nuk kanë qenë bashkë gjatë periudhës së karantinës pasi kishin detyrime ndaj prindërve të tyre. Këngëtari u shpreh se u ka munguar prania e njëri-tjetrit, por theksoi se ndjenja fiton mbi çdo pandemi.

"Faktikisht, ne nuk ishim bashkë gjatë karantinës, sepse si unë dhe Ertemiona kishim detyrime te prindërit tanë, (Ertemiona edhe për gjyshen), pasi janë pensionistë. Dhe të them të drejtën, na ka munguar prania e njëri-tjetrit, por gjithmonë fiton ndjenja mbi çdo pandemi", tha Devisi për gazetaren Klotilda Harka.

I pyetur nëse e kanë diskutuar planin për t’u bërë prindër, këngëtari u përgjigj: "Tani unë mendoj që nuk të bën prind karantina, por ajo që ka planifikuar Zoti dhe ne i besojmë atij". /Xing.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco