'Xhani' nuk e harron origjinën, përshëndet Shqipërinë

'Xhani' nuk e harron origjinën, përshëndet Shqipërinë

09:53, 27/05/2020
A+ Aa A-

E shohim në telenovela turke, por ai është me origjinë shqiptare.

Aktori Xhan Jaman u bë i famshëm në vendin tonë me rolin e "Xhanit" në serialin "Erkenci kus", ku luan krah aktores Demet Ozdemir.

Me rolin e tij ai fitoi zemrat e të gjithë publikut dhe mori sukses të menjëhershëm edhe në shumë vende të botës.

Në intervista Xhan Jaman ka treguar se është me origjinë shqiptare dhe madje e ka vizituar Shqipërinë duke qëndruar një muaj në Tiranë.

Image

Ditën e djeshme aktori ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ka përshëndetur vendin tonë.

Ai ka publikuar në Instagram një postim ku shkruhet se "Erkenci kus" do të transmetohet në ekranin shqiptar dhe krahas postimit, Xhan Jaman ka shkruar "Albania", dhe flamurin kuqezi.

Image

Postimi i aktorit i ka çmendur fansat shqiptarë, të cilët e kanë suportuar Xhanin prej kohësh.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco