Nga ndryshimet në pamje tek princi i kaltër, Besa flet pa komplekse

Nga ndryshimet në pamje tek princi i kaltër, Besa flet pa komplekse

18:31, 26/05/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan”. Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, i ka vënë në pah se sa ndryshe duket dhe Besa ka folur mjaft hapur për ndërhyrjet që ka bërë.

“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbaj balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja. Më tej, Besa ka folur edhe për miqësinë e ngushtë me Elvana Gjatën.

“Elvana është shoqja ime më e mirë, është këngëtare e jashtëzakonshme, por nuk është shoqja ime vetëm për këtë. Shoqëria jonë daton herët, që nga viti 2010. Ajo është besnike, e çiltër, e dashur, ka sens humori, ka kualitete të jashtëzakonshme”, tha Besa.

Ndërsa përsa i përket princit të kaltër, Besa u shpreh se nuk beson tek ai edhe pse propozime ka marrë shumë. “Vajzat janë vetë heroina, kështu që nuk kanë nevojë ta ndiejnë gjithmonë nevojë për t’u shpëtuar nga princi”, shtoi këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco