Renato Mekolli reagon ashpër ndaj Ramës: Vetëm shtet që nuk kemi...

Renato Mekolli reagon ashpër ndaj Ramës: Vetëm shtet që nuk kemi...

08:23, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ndryshimet e herë pas hershme përsa i përket lëvizjes në vend ka sjellë një sërë problematikash edhe në biznes.

Lajmërimi i fundit nga Kryeministri i vendit, Edi Rama se fundjavat e muajit tetor 2020-mars 2021 do të jenë pa qarkullim mjetesh ka sjellë një sërë reagimesh nga sipërmarrësit shqiptarë.

Së fundmi ka qenë shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, i cili ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

“Greqi-Athinë 24/5/2020. Çdo gjë hapur, sepse ka shtet. Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë. Këtu është për t’u zhdukur sa më parë, se vetëm shtet që nuk kemi, lokalet mbyllur, turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë fundjavat nga tetori. Ej,,,seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën. Po lini nam, çlironi Shqipërinë dhe i lini bizneset të marrin frymë!”, ka shkruar Mekolli krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco