Piu hashash dhe qau e qeshi për orë me radhë, gazetarja rrëfen eksperiencën nga Amsterdami: Ndjeva që s’e doja më të dashurin

Piu hashash dhe qau e qeshi për orë me radhë, gazetarja rrëfen eksperiencën nga Amsterdami: Ndjeva që s’e doja më të dashurin

22:23, 25/05/2020
A+ Aa A-

Albana Bejko, gazetare e sportit në OraNews, ka treguar se si e ka konsumuar hashashin gjatë vizitës së saj në Amsterdam.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Bejko rrëfeu se ka provuar një kek me hashash dhe më pas e ka gjetur veten duke qeshur pafund për dy orë me radhë.

Ndërsa në orët e tjera, Bejko tregon se ka qarë dhe ka ndjerë se nuk e donte më të dashurin.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Je lindur në Hollandë, pi hashash?

Albana Bejko: E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore.

Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë.

Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet.

Rudina Dembacaj: Po pastaj pse u ndave?

Albana Bejko: Pastaj u konsumua, pas shumë vitesh e dha prap efektin hashashi (qesh). /dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco