Tutori i arrestuar sot mori peng këngëtarin e tallavasë…

Tutori i arrestuar sot mori peng këngëtarin e tallavasë…

18:24, 22/05/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 39-vjeçarin Adrian Mykaj, (Adrian Uka), i cili akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai është një emër i njohur për policinë dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Mykaj ra sot në prangat e Policisë, pasi pasi shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës sapo të hapej kufiri.

Më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Morisenin, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi.

Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë, në një lokal nate.

Pasi luajti disa orë muzikë, ai kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy, shkruan abcnews.al.

Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30-vjeçari.

Ja njoftimi i plotë i policise per arrestimin:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Waiting", pas një hetimi disamujor.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Ëaiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion".

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco