Pamje nga martesa e vërtetë e ‘Feridës’ me burrin 18 vjet më të vjetër

Pamje nga martesa e vërtetë e ‘Feridës’ me burrin 18 vjet më të vjetër

17:20, 22/05/2020

Ajo në të vërtetë quhet Shejma Korkmaz.

Por, aktorja turke e njohur për publikun u bë me rolin e ‘Feridës’ te seriali ‘Beni Affet’ apo që në shqip nënkupton ‘Më Fal’, shkruan Syri Kosova.

Seriali në fjalë ende transmetohet në ekranin shqiptar, duke bërë që fama e Shejmas të bëhet çdo ditë me e madhe.

Ndonëse te seria nuk po ‘rehatohet’ me dashurinë, në jetën reale, Shejma është mjaft e lumtur.

Ajo është e martuar me aktorin turk Xhynet Mete, i cili po ashtu aktroi në serialin e njëjtë me rolin e Xhesurit, madje, dyshja në fjalë u takuan në këtë seri.

Çifti janë martuar qe një vit, edhe pse mes vete kanë një diferencë moshe prej 18 vjet, pra, Shejma është 31 vjeçe, kurs,e Xhynet ka 49.

Sidoqoftë, më poshtë keni një video përmbledhëse nga dasma e tyre e cila duket se ka qenë shumë e ‘çmendur’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco