10 gjëra që nuk i dini për Ejlylin/ Jeta e saj e ngjashme si në serialin ‘Lule të vetmuara’

10 gjëra që nuk i dini për Ejlylin/ Jeta e saj e ngjashme si në serialin ‘Lule të vetmuara’

20:23, 23/04/2020
A+ Aa A-

Biran Damla Yilmaz është aktorja turke e cila u bë shumë e famshme me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ky serial e bëri të njohur jo vetëm në Turqi e Shqipëri, por në shumë shtete ku u transmetua. “Revista Who” ju sjell sot 10 fakte për aktoren të cilat nuk i dini dhe disa prej tyre do t’ju befasojnë.

1.Biran Damla Yilmaz është rritur me njerk. Kjo është një koiçidencë pasi edhe në serial aktorja luan rolin e një vajze që është në telashe prej njerkut të saj, Kemalit. Megjithatë ndryshe nga seriali, fatmirësisht, Biran Damla në jetën reale ka një raport të mirë me njerkun e saj.

2.Aktorja e kuptoi që kishte talent për aktrim kur nisi të imitonte rolet që pëlqente para pasqyrës. Më pas ajo nënshkroi me një agjenci për tu bërë aktore.

3.Biran Damla dëshironte të bëhej dizenjatore e interierit, por nuk ia arriti dot. Mbase në të ardhmen do ta shohim në këtë profesion.

4.Ajo dëshiron të luajë një rol negativ në film horror. Deri më tani nuk e kemi parë aktoren në një rol të tillë, por mbetet të shihet në të ardhmen.

5.Biran Damla dëshiron të luajë krah aktores së madhe turke Isil Yucesoy.

6.Në kohën e lirë, aktorja pëlqen të pikturojë, të shkojë në plazh, të lexojë libra shoqëruar me një filxhan kafe.

7.Ajo ka luajtur në disa seriale turke që prej vitit 2014, por roli i “Ejlylit” i dha famën e madhe.

8.Biran Damla shprehet se ngjan shumë me rolin e saj në serial. Ajo nuk mendon se është një person hakmarrëse, por ashtu si “Ejlyli” nuk i duron dot njerëzit që bëjnë keq.

9.Aktorja tregon se skenat më të vështira për të xhiruar kanë qenë ato ku zihet me nënën e saj, Mesuden.

10.Përpos aktrimit, Biran Damla ka talent edhe pikturën. Ajo shprehet se pikturimi është një terapi për të./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco