‘Kafe shqeto’ rikthen në ekran Flavio Qarrin dhe Dori Dakën, ja ndalesa juaj e radhës në mëngjes

‘Kafe shqeto’ rikthen në ekran Flavio Qarrin dhe Dori Dakën, ja ndalesa juaj e radhës në mëngjes

20:24, 20/04/2020
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Flavio Qarri dhe autorja e programeve të ndryshme, Dori Daka janë rikthyer ditën e sotme në ekran me formatin më të fundit, i cili i ka bërë bashkë nën moderimin e ‘Kafe Shqeto’.

Image

Qarri ka drejtuar për disa sezone emisionin ‘KafeIn’ në televizionin ‘InTv’ dhe gëzon një eksperiencë disavjeçare në ekran në formate të njohura si ‘Paparazzi’, ndërsa Daka njihet si autore e programeve të ndryshme, ndër to dhe ‘Pasdite në Top Channel’, ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ apo ‘CheckIn’ në ‘Tv Klan’.

Flavio dhe Dori kanë nisur ditën e sotme programin më të ri të titulluar ‘Kafe Shqeto’ në televizionin më të ri në vend ‘Syri Tv’ dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit, informacioneve dhe te ftuarve të ndryshme pritet të shoqërojnë çdo mëngjes të gjithë teleshikuesit./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco