Anna Lika flet për herë të parë për lidhjen me futbollistin shqiptar

Anna Lika flet për herë të parë për lidhjen me futbollistin shqiptar

14:06, 20/04/2020
A+ Aa A-

 

Ishte maj i vitit 2019 kur aktorja e njohur shqiptare Anna Lika tha në festën e ditëlindjes së saj se “burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë” .

Vera iku, Anna nuk bëri dasmë, por titujt e mediave rozë për të kanë qenë gjithnjë të lidhur me “personin që i ka vjedhur zemrën”.

Dhe së fundmi është aluduar se personi që aktores ja ka vjedhur zemrën është futbollisti shqiptar Amir Rrahmanin, që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

I gjithë ky aludim nisi për shkak të postimet të tyre në profilet përkatëse në Instagram.

Dyshja e njohur u bënë pjesë e një arratisje muaj më parë në Nice të Francës.

Image

Megjithatë, vetë çifti nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, por së fundmi Anna ka folur për herë të parë.

E ftuar në emisionin “Why not”, aktorja ka pranuar tërthorazi lidhjen me futbollistin që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë.

Ndonëse pranoi lidhjen, Anna nuk dha shumë detaje lidhur me romancën e tyre.

Ajo tha se është shumë e lumtur dhe se kjo i përmbledh të gjitha.

Biseda në emision: Roza Lati:

A je e dashuruar?

Ana Lika: Jam shumë e lumtur, kjo i përmbledh të gjitha.

Roza Lati: Kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie me një futbollist. Duke marrë parasysh që jeni në të njëtat lokacione edhe do donim të dinim nga ana jote, pasi kanë dalë këto lajme sa zemra çunash ke thyer?

Ana Lika: Besoj se do kem thyer shumë zemra çunash, por mund të kem thye edhe zemra gocash.

Roza Lati: Ti nuk do t’i përgënjeshtrosh këto lajme?

Ana Lika: Unë nuk po them asnjë gjë, tani nuk të dëgjoj fare nga ky xhami. (qesh)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco