E njohur si besimtare muslimane, Çiljeta mbulon me emoji kryqin që kishte tatuazh

E njohur si besimtare muslimane, Çiljeta mbulon me emoji kryqin që kishte tatuazh

15:33, 08/04/2020
A+ Aa A-

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vendosi të ndërrojë fenë e saj, duke u kthyer nga e krishterë në muslimane.

Këngëtarja nisi të falej në xhami, mbante Ramazan dhe në tetor të vitit që lamë pas fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj.

Pikërisht fshirja e këtij tatuazhi hapi polemika të mëdha në rrjet.

Disa e mbështetën Çiljetën për këtë veprim, ndërsa të tjerë e panë si gjest të pavend duke i thënë se po bënte mëkat.

Mirëpo, pavarësisht se ka kaluar kohë, ky tatuazh duket se vazhdon ta shqetësojë po njësoj këngëtaren.

Ditën e sotme, ajo ka ndarë në InstaStory disa poza të vjetra dhe çuditërisht e ka mbuluar tatuazhin e saj në këmbë me emoji, si të ishte diçka e turpshme apo e sikletshme.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku08/04/2020 16:27

Ç'jane keto budallalleqe. Babai i Çiljetes eshte Xhilage, dibran nga fshati Deshat. Xhilagat me preardhje jane nga Izmiri i Turqise. Xhilaga eshte fis i njohur ne Diber, patriote dhe Oxhak (te pare). Vetem te krishtere nuk jane.

Shto koment

Denonco