Talentja shqiptararja që po na bën krenarë në garën e ‘The Voice Kids’ të Gjermanisë

Talentja shqiptararja që po na bën krenarë në garën e ‘The Voice Kids’ të Gjermanisë

22:26, 07/04/2020

Dje ishte episodi 7 i sezonit të ri “The Voice Kids” Gjermania, i ndjekur nga miliona shikues gjerman (Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë dhe BE).  Në “Betejën e gjigandëve” u kualifikua Rrezarta Bojaxhiu e cila në Gjermani njihet si Reza. Ajo është me origjinë shqiptare nga Kosova, nga Pllava/ Opoja e Dragashit.

Trajnerët e televizionit kombëtar gjerman “Sat 1” ishin në kërkim të talenteve të rinj, më të mirë të Gjermanisë për këtë vit.  Kandidatët këngëtarë ishin trajnuar nga artistë të njohur të muzikës gjermane. Këtë vit pjesë e edicionit janë trajnerët e mirënjohur: Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.

Vitin e kaluar ishin kandidatët Mimi dhe Josy nga Augsburgu që fituan këtë garë kombëtare të Gjermanisë. Ata e bënë krenar jo vetëm familjen por edhe trajnerët e tyre Sascha Vollmer dhe Alec Völkel.

“Beteja e gjigantëve” nga Luca, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Vladi

Trajnerja Lena Meyer-Landrut dje në betejë i dërgoi tre talentet e saj më të fortë, që ishin: Vladi, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Luca. Talentet u sfiduan duke performuar me këngën “Who wants to live forever” të Queen.

Reza (Rrezarta Bojaxhiu), Vladi dhe Luca ishin të tre kandidatët më të fortë për finalen e “The Voice Kids” 2020. Trajnerja Lena nuk e humbi rastin që kandidatët e saj të garojnë kundër njëri-tjetrit në “Battle der Giganten”.

Po ashtu përzgjedhja e këngës së trajnerës Lena ishte mbretërore. Duke synuar që Reza (Rrezarta Bojaxhiu), Vladi dhe Luca të shkonin në betejë me këngën “Who wants to live forever” të Queen.

Luca, i cili në shfaqjen e tij performoi me këngën e Freddie Mercury-t, natyrshëm luajti në kartat e përzgjedhjes së këngës nga trajnerja Lena. Por, rivalët e tij, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Vladi gjithashtu dukeshin se do të rrëmbenin titullin e “Queen”.

Kjo ishte vërtet madheshtore! Vështirë se dikush e vërejti se në skenë ishin tre fëmijë. Të rriturit nuk mund ta kishin kënduar më mirë. Për të tre talentet publiku u ngrit në këmbë dhe bëri një ovacion të madh.

Trajnerja Lena padyshim se e kishte shumë të vështirë të përzgjidhte fitues njërin talent. Në fund, ajo vendosi për Reza (Rrezarta Bojaxhiun), e cila në shfaqjen e saj entuziazmoi me një “Opera-Arie” dhe demonstroi shkathtësitë. Ajo u kualifikua në garën e më tutjeshme kombëtare të Gjermanisë. Tashmë është në prag të karrierës së saj si yll muzike “Pop Star”, duke ndjekur sigurt hapat yjeve shqiptare me renome botërore sikurse Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, etj.

Reza (Rrezarta Bojaxhiu) më 2015 kishte përformuar dhe në garën kombëtare  “X-Factor” në Islandë dhe i ishte afruar finalës. Ajo më 2016 kishte lansuar këngën e parë në gjuhen shqipe të titulluar “Nëna”. Fansat mund ta ndjekin faqen e saj në internet http://rrezarta.eu/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco