Kobe Bryant la pas një surprizë për fansat, bashkëshortja e tij e zbulon

Kobe Bryant la pas një surprizë për fansat, bashkëshortja e tij e zbulon

14:14, 03/04/2020
A+ Aa A-

Vanessa Bryant i ka shokuar të gjithë me lajmin e fundi të zbuluar.

Bashkëshortja e Kobe Bryant tha se ai ka lënë pas një libër të shkruar nga vetë legjenda e basketbollit.

Kobe Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Bryant dhe shtatë persona të tjerë në një aksident ajror me helikopter në janar në Calabasas, California.

Dhe bashkëshortja e tij ka çuar deri në fund punën e tij. Vanessa njoftoi se “The Wizenard Series: Season One” është gati dhe fansat mund ta blejnë.

“Mirësevini në Dren! Shpresojmë që të gjithë të jeni gati për të kapur fatin e West Bottom Badgers, për një sezon tjetër magjik të basketbollit,” shkroi ajo në një postim në Instagram.

Libri është vazhdim i botimit të parë të Kobe që doli vitin e kaluar “The Wizenard Series: Training Camp”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco