Songyl shpëton dhe rikthehet në jetë, ja ç’do ndodhë nesër në ‘Lule të vetmuara’

Songyl shpëton dhe rikthehet në jetë, ja ç’do ndodhë nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:12, 02/04/2020
A+ Aa A-

Gokhan fillon të besojë se i ati është vërtet i sëmurë. Kemal i shkon për vizitë Ejlylit në spital. Kjo e fundit e përzë dhe reagon ashpër. Feride i kërkon vajzave të qëndrojnë të forta për hir të Songylit.

Defne nuk i ndjen më këmbët e saj dhe ka frikë se do mbetet e paralizuar. Nëna biologjike e Meralit e kërkon atë në jetimore. Ajo nuk e dinte që e kishte vajzën gjallë dhe kërkon të bashkohet me të.

Kemal nuk pranon të largohet nga spitali edhe pse Ejlyl e përzë. Ai ia nxjerr inatin Mesudes dhe Byshrës. Gjendja e Songylit përkeqësohet papritur. Mjekët bëjnë çmos për ta mbajtur në jetë.

Të gjithë mblidhen të shqetësuar duke u lutur që Songyl të shpëtojë. Songyl sheh në ëndërr sikur vdes në prehrin e të ëmës. Ajo kthehet në jetë papritur dhe të gjithë gëzojnë për të./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco