Si të përcaktojmë sëmundjet sipas shenjës së HOROSKOPIT?

Si të përcaktojmë sëmundjet sipas shenjës së HOROSKOPIT?

19:52, 30/03/2020
A+ Aa A-

Dashi:

Të lindur në fillimet e pranverës, jeta e të lindurve të kësaj shenje shoqërohet kryesisht nga tendosje të muskujve, dhimbje koke, ftohje të shpeshta dhe sinuset.

Demi:

Grykët shpesh të lënduara, është një nga tiparet kryesore të lindurve të kësaj shenje gjatë jetës. Ata shquhen edhe nga prirja e vazhdueshme për ushqim.

Binjakët:

Sëmundjet sipas shenjaveTë lindurit e kësaj shenje kanë një sistem nervor veçanërisht të ndjeshëm. Edhe mushkëritë i kanë delikate, si dhe sistemin respirator.

Gaforrja:

Sëmundjet sipas shenjaveDhimbjet e stomakut dhe të gjoksit, i shoqërojnë gjatë jetës të lindurit e kësaj shenje. U shfaqen gastrite dhe ulcera, vuajnë dhe nga tumoret.

Luanët:

Sëmundjet sipas shenjaveShumë energjikë dhe zakonisht të fortë, të lindurit e kësaj shenje, priren të kenë tension të lartë. Vuajnë kryesisht nga qarkullimi i gjakut gjatë jetës.

Virgjëresha:

Kjo është shenja më e ndjeshme dhe e shqetësuar për shëndetin. Zakonisht, të lindurit e saj, vuajnë nga shqetësimet dhe nevrastenia.

 Peshorja:

T’i kushtojnë vëmendje trashjes. Pasioni i tyre për ushqim të mirë është një nga shkaqet e sëmundjeve të tyre gjatë jetës. Kujdes me veshkat.

Akrepi:

Të lindurit e kësaj shenje shqetësohen shumë si tipa dhe ndaj vuajnë nga dështimet nervore. Kalojnë dhe shumë momente të depresionit në jetë.

Shigjetari:

Ndër shenjat më dinamike dhe sportive, shpesh neglizhon shëndetin. Të lindurit e kësaj shenje kanë probleme të mëlçisë. Por dhe me këmbët.

Bricjapi:

Të lindurit e kësaj shenje i kanë kockat dhe dhëmbët delikate. Janë shpesh shumë të brishtë, me dhimbje gjunjësh dhe nyjesh.

Ujori:

Të lindurit e kësaj shenje, të njohur si ëndërrimtarë dhe idealistë, janë të prirur për të qenë nervozë dhe vuajnë në jetë nga eshtrat dhe këmbët.

Peshqit:

Shenjë shpesh shumë e ndjeshme, misterioze dhe që vuan shumë emocionalisht dhe fizikisht për sëmundjet e origjinave të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco