‘Më droguan dhe përdhunuan për ditë të tëra’/ Historia e trishtë e këngëtares së njohur

‘Më droguan dhe përdhunuan për ditë të tëra’/ Historia e trishtë e këngëtares së njohur

11:22, 26/02/2020
A+ Aa A-

Duffy, këngëtarja britanike, e njohur edhe për shqiptarët me hitet ‘Mercy’ dhe ‘Rain in your parade’ bëri një rrëfim që ka tronditur jo pak botën e muzikës. 35-vjeçarja tha se e kanë mbajtur peng dhe e kanë përdhunuar.

Në një postim emocional online për fansat, ajo tha se ka menduar disa herë përpara se ta bënte postimin.

“Shumë prej jush kanë pyetur se çfarë më ka ndodhur, ku jam zhdukur dhe përse”.

“E vërteta është- dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt, se më kanë përdhunuar dhe droguar dhe më kanë mbajtur peng për disa ditë. Sigurisht kam mbijetuar. U desh ca kohë që ta merrja veten. Nuk është e lehtë ta thuash”.

“Dua t’ju them se në dekadën e fundit, mijëra ditë jam angazhuar duke shpresuar se dielli do të shkëlqejë sërish në zemrën time, por ai nuk shkëlqente”.

“Ju pyesni se përse nuk e ngrita zërin për të shprehur dhimbjen time? Nuk doja t’i tregoja botës dëshpërimin në sytë e mi. E pyesja veten si mund të këndoja nga zemra nëse është e thyer”.

Duffy, emri i të cilës është Aimee Anne ka lindur në vitin 1984. Kur ishte 10 vjeç, prindërit e saj u divorcuan. Ajo ka pasur shumë vështirësi në jetën e saj. Në moshën 14-vjeçare u vendos në një shtëpi të sigurt pasi ish-gruaja e njerkut të saj pagoi një vrasës për ta vrarë atë.

Në moshën 15-vjeçare ajo u arratis nga shtëpia. Në atë kohë nisi të këndonte nëpër lokale. Ajo shkoi në universitet ku e këshilluan të këndojë. Në vitin 2007 e pati shpërthimin e madh muzikor në Londër.

Në vitin 2008 përjetoi një incident pasi i mori flakë koka. Ajo tha se jeta e saj i doli para syve. Mësohet se një qiri u bë shkak që t’i merrnin flokët flakë. Në vitin 2012 i mori flakë shtëpia e saj. Fituesja e çmimeve Grammy nxori vetëm macet dhe qenin nga banesa. Gjithçka u dogj.

Nga viti 2017 ishte zhdukur nga rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco