Stresi i vë vulen debatit të Keisit me Rozën: ‘Sqarohuni në privat’

Stresi i vë vulen debatit të Keisit me Rozën: ‘Sqarohuni në privat’

10:40, 26/02/2020
A+ Aa A-

Moderatorja Roza Lati dhe Keisi kanë pasur një debat të fortë virtual ditën e djeshme.

E gjitha nisi pas skeçit që bëri moderatorja dhe Stresi, ku inskenuan situatën e arrestimit të reperit.

Këtë gjest Keisi e quajti ofendim për të dhe fajon ia vuri Rozës.

Kjo e fundit reagoi duke thënë se gjithçka u bë me aprovimin e Stresit dhe se Keisi është e pa ftuar në këtë mes.

Pas deklaratave të tyre ka reaguar Stresi ku si fillim tha se faji i mbetet atij pas çdo debati të tillë.

Më pas ai ka treguar se femrën e tij nuk e prek askush, megjithatë u jep këshillë vajzave që të vazhdojnë debatin në privatësi.

“Askush në këtë botë, sa të jem unë gjallë nuk e ul poshtë njeriun tim, sidomos në sy tim. Është një parim që e mbaj ndër vite që kur kuptova fjalën thelbësore parim dmth do e mbaj gjithmonë këtë parim në debate mes femrash nuk kam ndërhy kurrë dhe as kam ndërmend të ndërhy, femrat mes veti i sqarojnë më mirë punët e tyre mendoj unë. Thjesht flisni në inbox të paktën, jo në publik”, shkruan reperi.

Image

Më pas ai ka publikuar një foto ku shfaqet me Keisin dhe siç e tha edhe kjo e fundit, ata nuk janë divorcuar dhe janë ende bashkë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco