Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rikthehet në ekran 'Ojky', zbulohet seriali i ri me historinë prekëse

Rikthehet në ekran 'Ojky', zbulohet seriali i ri me historinë prekëse

14:51, 24/02/2020
A+ Aa A-

Aktorja Beren Gokyildiz është bërë tashmë shumë e njohur në Shqipëri dhe shumë e dashur për publikun.

Edhe pse e vogël në moshë, ajo është shumë e talentuar dhe ka luajtur në disa seriale të suksesshëm.

Dy prej tyre kanë qenë serialet “Nënë” dhe “Bija ime” që janë transmetuar edhe në vendin tonë.

Pas serialit “Bija ime”, ku luante rolin e Ojkysë, Beren Gokyildiz mori një pushim nga aktrimi.

Megjithatë së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet me një serial të ri që do të ketë një histori shumë prekëse.

Seriali do të flasë për jetën e katër vajzave të vogla në jetimore.

Ky serial është ende në fazat e fillimit në Turqi, por emri i aktores është konfirmuar tashmë si pjesë e tij.

Pritet që ky serial të transmetohet edhe në Shqipëri pas transmetimit në ekranin turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco