Coronavirusi/ Giorgio  Armani zgjedh për ta prezantuar koleksionin e tij me ‘dyer të mbyllyra’

Coronavirusi/ Giorgio Armani zgjedh për ta prezantuar koleksionin e tij me ‘dyer të mbyllyra’

13:30, 24/02/2020
A+ Aa A-

Sfilata e Giorgio Armani-t në Itali, ishte më ndryshe se të gjitha herët e tjera!

Për shkak të situatës alarmante të Italisë, u vendos që prezantimi i koleksionit të ri të bëhej me sallën bosh.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, sfilata ishte e heshtur dhe nuk kishte njerëz që të gumëzhinin për të komentuar veshjet.

Mbrëmë u prezantua koleksioni i veshjeve për sezonin Vjeshtë-Dimër 2020-2021 dhe u vu re se kadifja do të jetë shumë ‘in’.

E zeza e ndërthurur me printe me ngjyra dominoi në sfilatë dhe kombinimet ishin kaq perfekte.

Në shenjë solidariteti, në fund Armani kishte zgjedhur 12 modele kineze për të sfiluar të veshura me koleksionin Armani Spring Privé 2009-2019.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco