Bebe Rexha probleme me shëndetin mendor, po vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar

Bebe Rexha probleme me shëndetin mendor, po vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar

18:28, 19/02/2020
A+ Aa A-

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale. E krejt kjo duket se ka një bazë, për vet faktin se këngëtarja vuan nga problemet me shëndetin mental. Ajo ka pranuar se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar, me çka i shkaktojnë ndryshime të tepërta në disponim.

Po të shohësh me vëmendje, videoja e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka mbi 10 ditë që është publikuar. Njëlloj ka ndodhur edhe me postimet e saj në Twitter dhe Facebook, të cilat duket të jenë dukshëm më të rralla.

“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet paraprake të kësaj gjendjeje në Twitter.

Sido që të jetë, ajo u ka bërë të ditur fansave se është duke punuar shumë që të sjell këngë të reja, të cilat janë gati dhe do t’u realizohen vetëm klipet.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco