‘Tani fli e qetë, e shtrenjta ime’ Albano Bogdo humb një tjetër person të familjes

‘Tani fli e qetë, e shtrenjta ime’ Albano Bogdo humb një tjetër person të familjes

16:53, 19/02/2020
A+ Aa A-

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshes së tij. Me një dedikim të ndjerë në rrjete sociale, aktori ka përshkruar dashurinë e madhe që kishte për të, duke thënë se do të vazhdojë t’i shikojë nga lart të shtrenjtit e tij.

Postimi i Albano Bogdos.

“Tani, fli e qete, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vete, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thënë se sa te dua, nuk mjaftojnë. Duhet te të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa te bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo,”- shkruan Albano Bogdo bashkëngjitur një fotoje të gjyshes së tij të ndjerë.

Pak muaj më parë, Albano Bogdo u përfshi nga një tjetër lajm i trishtë, pasi shprehu në rrjete sociale humbjen e një personi mjaft të dashur, të cilin e thërriste ‘vëlla’. Aktori i humorit ka ndarë lajmin sot se përjetoi një tjetër humbje, të njerëzve të tij më të dashur, gjyshes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco