Tom Doshi është ndër deputetët më të pasur në Shqipëri dhe djemtë e tij janë me fat.
Të gjithë e reklamojnë luksin e tyre në rrjetet sociale dhe kësaj ‘sëmundje’ nuk i kanë shpëtuar dot as djemte e deputetit, James dhe Marcos Doshi.
Pasioni për makinat e shtrenjta është i madh dhe dy djemtë e tregojnë në çdo postim në Instagram.
Marcos ka publikuar së fundmi një makinë të tipit Mercedes G-Class 63.
Të njëjtën makinë e pamë para disa ditësh të qarkullonte në rrjet, pasi Georgina ja dhuroi Cristiano Ronaldos për ditëlindje.
Kjo makinë kap shumën e 114 mijë paund dhe duket se Tom Doshi nuk kursehet fare për të lumturuar djemtë e tij.
© SYRI.net