Fjodora Fjora rrëfen dy arsyet e mëdha pse nuk është martuar

Fjodora Fjora rrëfen dy arsyet e mëdha pse nuk është martuar

12:29, 13/02/2020
A+ Aa A-

E ftuar në “Glamour Zone”, moderatorja Fjodora Fjora ka rrëfyer detaje të pathëna më parë nga jeta e saj personale.

Moderatorja ka treguar se është në një marrëdhënie të komplikuar.

Ajo ka shtuar më tej se martesa nuk është një institucion i përshtatshëm për të. Si rrallë femra,

Fjodora ka treguar se fenomeni i tradhtisë është i mbivlerësuar, dhe ajo e ka falur një herë tradhti.

BISEDA:

Ester Bylyku: Je shumë e rezervuar për jetën tënde private. meqë erdhe, do të pyes. Aktualisht je në një lidhje, ose dhe në një njohje?

Fjodora Fjora: Eshte e komplikuar                       

Ester Bylyku: Nga anon më shumë, nga po-ja apo nga jo-ja?

Fjodora Fjora: Po.

Ester Bylyku: Je e lumtur në jetën tënde private?

Fjodora Fjora: Jam e lumtur sepse jam prind. Jam një njeri i kënaqur me gjërat që bëj.

Ester Bylyku: Nuk je e martuar?

Fjodora Fjora: Jo.

Ester Bylyku: Ti e mendon pse nuk je martuar?

Fjodora Fjora: Nuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Kam shumë mikesha të miat që janë martuar janë rimartuar janë divorcuar. Megjithatë në rastin tim kanë qenë dy arsye të mëdha. Kur kanë ardhur martesat në derë dhe më ka ardhur minimumi tre herë. Në dy prej tyre e kam kthyer unazën mbrapsh. Për një mijë arsye nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndjehesha e vogël, ndjehesha jo gati. Mendoj që i kam shkuar shumë afër por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk jam e mërzitur fare për këtë. Kam kuptuar se institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time, dhe të lumtur. Njeriu ka nevojë të ketë një njeri me të cilin të ndjehet mirë. Por nëse të bën të mos ndjehet mirë, këtu nuk ka kompromise. Këtu çaloj unë, sepse problemi im më i madh është se unë heq dorë shumë shpejt. Në momentin që më cënohet liria ime, privacia ime…kjo gjëja më ka trembur. E kam shumë të vështirë të bëj kompromis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco