Lule të vetmuara/ Mesude godet me shuplakë Ejlylin, ja ç’do ndodhë nesër

Lule të vetmuara/ Mesude godet me shuplakë Ejlylin, ja ç’do ndodhë nesër

20:59, 24/01/2020
A+ Aa A-

Defne bëhet shoqe me Meralin për të mësuar sekretet e vajzave të jetimores. Ejlyl bëhet gati të largohet nga jetimorja dhe njofton Nerimanin. Tefik i kërkon divorcin Nazanit. Ajo nuk e pret aspak mirë dhe nuk pranon të divorcohet.

Tefik largohet nga shtëpia. Defne dhe Serkan lëndohen nga vendimi i të atit. Neriman i premton Kaderit se do i tregojë vendndodhjen e prindërve nëse i tregon çfarë fshihet pas shenjës së gjakut që vajzat gjetën në oborr.

Mesude mëson se Ejlyl ka fshirë shenjat e gishtave nga thika. Ejlyl kthehet në shtëpi por Mesude nuk e mirëpret aspak. Ajo e pyet nëse është e vërtetë që ka fshirë shenjat e gishtave nga thika dhe Ejlyl nuk e pranon.

Mesude nuk e beson Ejlylin dhe mendon se ajo e di ku është Kemali. Ejlyl zihet me të ëmën dhe i lutet ta besojë që Kemal ka tentuar t’i bëjë keq. Mesude godet me shuplakë Ejlylin. Ejlyl e lënduar largohet nga shtëpia dhe kthehet sërish në jetimore.

Feride detyrohet të shtiret sikur është ende e fejuar me Vedatin në sy të babait të saj. Vedat përfiton nga situata dhe i thotë babait të Ferides që ata do martohen. Feride nxehet me Vedatin dhe i thotë të atit që ata janë ndarë. Babai i Ferides mbron të bijën dhe përzë Vedatin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco