Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbardhet e vërteta/ Merr fund historia e makinës së Morena Tarakut

Zbardhet e vërteta/ Merr fund historia e makinës së Morena Tarakut

13:13, 23/01/2020
A+ Aa A-

Mediat kosovare prej disa kohësh kanë transmetuar lajmin se këngëtarja Morena Taraku ka shmangur taksën doganore prej 14 mijë euro, duke manipuluar të dhënat për makinën luksoze që mori në Gjermani.

Sipas kodit doganor, makinat e reja nuk i nënshtrohen një takse dhe për këtë arsye, këngëtarja deklaroi se makina e saj e tipit “Bentely” me vlerë 235 mijë euro ishte e re.

Image

Dogana konstatoi më vonë se në fakt makina ishte regjistruar në Gjermani që në datën 22 korrik dhe ka kaluar 2,194 km, e për këtë shkak duhet të paguajë taksën.

Në fillim u tha se prokuroria nuk do e ndiqte çështjen, por u konstatua e kundërta.

Së fundmi  “Gazeta Express” shkruan se makina i është marrë këngëtares dhe i është kthyer pronarit, të cilit i ishte vjedhur.

Pronarin e makinës e kanë gjetur mediat Gjermane dhe kthimi është bërë ditën e djeshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco