Rajmonda Bulku tregon pengun e madh të Xhevdet Ferrit

Rajmonda Bulku tregon pengun e madh të Xhevdet Ferrit

09:24, 18/01/2020
A+ Aa A-

Ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Xhevdet Ferri ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për kinematografinë shqiptare.

Artisti ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria LIVE”, Raimonda Bulku, e cila e ka konsideruar “Xhodën” si një nga ata miq të mirë e të matur të saj, ka treguar se cili mund të kishte qenë pengu i tij:

Aktorja është shprehur: “Vetëm disa muaj përjetoi momentet më të lumtura të të qenurit gjysh. Them se ky do të ishte meraku i tij, ta kishte parë më shumë mbesën e vogël”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco