Një tjetër aktor i njohur turk me origjinë shqiptare

Një tjetër aktor i njohur turk me origjinë shqiptare

09:51, 17/01/2020
A+ Aa A-

'Kuzgun’ është një nga serialet më të ndjekur të momentit në Tv Klan.

Aktori kryesor, Baris Arduc, me sa duket është me origjinë shqiptare.

Këtë e ka zbuluar drejtori i programacionit në ‘Tv Klan’, Albert Dumani, teksa ka qenë i ftuar tek Rudina.

“Unë e kam dashuruar këtë serial që kur doli, që në projektet e tij sepse aktori kryesor Baris Arduç, që është me origjinë shqiptare, është një aktor shumë i mirë, po ashtu edhe drama është shumë interesante. Seriali bëri shumë bujë, prodhimi ka përfunduar në Turqi në Teto”..

Më tej, Dumani shton se aktori kryesor e ka pranuar se është me origjinë shqiptare.

“Gjyshërit e tij janë shpërngulur në Zvicër, dhe ai e ka pranuar që është me origjinë shqiptare. Neve na pëlqen të themi që janë me origjinë shqiptare se janë shumë të suksesshëm”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco