Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë.
Çifti ka mirëpritur në jetë djalin e tyre që kanë vendosur ta quajnë Duam, njësoj si titulli i këngës së njohur të çiftit.
Ka qenë Miriami ajo që ka ndarë me publikun lajmin e gëzuar, shoqëruar me një foto ku mban të birin në krah, teksa Albani dhe e bija i mbajnë dorën të voglit, duke shkruar:
“Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.”
Sa i përket emrit të zgjedhur për djalin, vetë Miriami ka shpjeguar se indicien e kanë marrë nga kënga “Duam” sepse në ditën e xhirimit të videoklipit ata kanë mësuar se artistja ishte shtatzënë për herë të dytë.
© SYRI.net