Alketa Vejsiu 'pranon' manipulimin e fituesit të Festivalit?! Publikon peticionin

Alketa Vejsiu 'pranon' manipulimin e fituesit të Festivalit?! Publikon peticionin

08:44, 24/12/2019
A+ Aa A-

Prezantuesja Alketa Vejsiu, që ishte gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, në një fare mënyre ka 'pranuar' hapur që ndarja e çmimeve ishte e manipuluar.

Në një status në Instastory, vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar ditën e djeshme , ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

“Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë, ndërsa dy zonja nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancë ne saj. A nuk është kjo pak e çuditshme që t’i ndodhë të referuarës së fansave të Eurovizionit,”- shkruhet në statusin e publikuar nga Alketa Vejsiu, ku kërkohet edhe dhënia e çmimit për Elvanën.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ada 24/12/2019 11:23

Cudira shqiptare, shqipe me dy krere si gjithmone. Po Alketes kush ia paska vjedhur votat, se rama vete votoi vete manipuloi. Arilena eshte nje nga ato yjet qe vetem ne vendin e vet nuk mund te shndrije, ajo shndrin kudo. Elvana nuk mbushte dot skenen me zerin, kenga, jam e sigurt qe cdo keng te ketij lloji e duan me shume shqiptaret. U mungon shpirti per te degjuar dhe vleresuar, ashtu sikurse ne cdo gje tjeter qe lidhet madje edhe me mireqenien e tyre, duan vetem te kercejne. Do ishte mire te conin note proteste kur ia hoqen te drejten per te votuar te lire dhe te mos indinjohen nga profesioniste ose jo qe vete organizatoret i vune per te vleresuar.

Trx24/12/2019 11:05

Idiotesi me brire! Kenga e Elvanes nuk duhet te ishte pranuar fare ne festival. Kenga e saj me motive greke ne melodi dhe korografi ishte kopje e shemtuar e kenges Fuego te Elenit.

Shto koment

Denonco