Historia e tij na preku të gjithëve, boksieri Klevis Çelaj provon emocione të forta në live tv

Historia e tij na preku të gjithëve, boksieri Klevis Çelaj provon emocione të forta në live tv

11:31, 15/12/2019
A+ Aa A-

Disa javë më parë bëri bujë në media një deklaratë e “Kampionit të Boksit” Klevis Çelaj i cili mes lotësh rrëfente për vështirësitë ekonomike të familjes së tij dhe se sa pak i vlerësuar ishte ndjerë kur për fitoren shteti e kishte shpërblyer vetëm me 14 mijë lekë.

Nga Luana dhe nga “Shiko kush Luan” ai mori si dhuratë një çantë me vegla për tu stërvitur siç duhet dhe gjithashtu bashkë me Top Channel, një vit abonim në Big Market për tu pajisur me ushqime për të dhe për familjen e tij, shkruan news31.al.


I emocionuar dhe falenderues ndaj çfarë iu përgatit nga emisioni, Klevisi u përpoq të jepte edhe një mesazh për të gjithë duke lexuar një letër që ai vetë e kishte shkruar disa ditë më parë por nga emocionet nuk mundej.

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca e ndihmoi duke ndarë së bashku me të ftuarit emocionet dhe peshën e atij mesazhi.


“Kam tre ditë me një copë letër në dorë që dua ta lexoj…Dua t’i drejtohem shqiptarëve se kërkohet nevoja e shtetit për te garantuar gjërat më të thjeshta, si në rastin tim. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për mbeshtetjen”, tha ndër të tjera Klevisi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco