Mbretëresha e Anglisë synon rrjetet sociale/ 67.000 dollarë për menaxhuesin

Mbretëresha e Anglisë synon rrjetet sociale/ 67.000 dollarë për menaxhuesin

12:39, 14/12/2019
A+ Aa A-

Edhe pse është ajo që është, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kujdeset për të ruajtur shkëlqimin e saj.

Mbretëresha Elizabeth II është e gatshme të paguajë deri në 67.000 dollarë për një shef marketingu të rrjeteve të saj sociale.

Familja mbretërore postoi kërkesën për pozicionin vakant në LinkedIn, duke theksuar se kërkohet angazhim për “audiencë ndërkombëtare, rolin dhe punën e familjes mbretërore”.

Që nga mbulimi i vizitave dhe ceremonive mbretërore, kandidati duhet të kujdeset për të zgjeruar audiencën në mbarë botën dhe të nxisë vazhdimisht interesin e ndjekësve.

Në fakt, mbretëreshës edhe mund t’i duhet një individ i cili kujdeset për marrëdhëniet me publikun. Vjet, në urimin e Krishtlindjeve, Elizabeth II bëri një postim në Twitter në të cilin foli për bujarinë dhe vetëflijimin, ndërkohë që qëndronte e ulur në një piano prej ari.

Kjo “ndezi” audiencën dhe ndjekësit e saj. Edhe pse mbretëreshë, nuk ke nga t’i dish të gjitha apo jo?! Scan-tv.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco